Lajmet

Google Drive fiton aftësi të reja bashkangjitje për Gmail si dhe mbështetje për formatet Open Docs

Publikuar , 17 Dhjetor 2014
0
Google Drive fiton aftësi të reja bashkangjitje për Gmail si dhe mbështetje për formatet Open Docs

Google është duke punuar në karakteristika të reja të shërbimit cloud të kompanisë, Google Drive. Kohët e fundit u mundësua një përmirësim në mënyrën sesi Gmail trajton bashkangjitjet nga Google Drive. Gjithashtu përditësime të tjera u sollën në aplikacionet e Android dhe iOS.

drive 1

Dy vite pasi Google shtoi mundësinë për të dërguar lidhje të Google Drive përmes Gmail me vetëm një klikim, kompania tashmë po shton mundësinë për të dërguar të dhënat duke përdorur të njëjtin mekanizëm. Suita e produktiviteti të kompanisë gjithashtu fitoi aftësinë për të përpunuar formatet e dokumenteve ODT, ODS dhe ODP. Kjo do të jetë një surprizë për adhuruesit e Linux.

Google Drive për Android po pajiset edhe me integrimin e Google Now, ku tashmë përmes një komande me zë mund të kërkoni për dokumente në Drive. As përdoruesit e iPhone dhe iPad nuk do të mbeten jashtë këtyre ndryshimeve ku tashmë janë në gjendje të ngarkojnë përmbajtje nga aplikacionet e tjera.

Bashkangjitja e përmbajtjeve nga Google Drive

Funksionaliteti më i ri i Gmail tashmë është i disponueshëm. Për ta përdorur mjafton të klikoni ikonën Google Drive në dritaren e përpunimit të e-email-eve në Gmail. Një dritare e re do të shfaqet e cila paraqet përmbajtjet në Google Drive. Në skajin e djathtë ekzistojnë dy opsione: dërgimi i lidhjes së përmbajtja në fjalë ose bashkangjitja e përmbajtjes në e-mail.

drive 2

Formatet bazuar në Google Drive do të mund të ndahen vetëm si një lidhje e saj, kjo sepse vetëm Google Docs do të mund të përdori të dhënat në këtë format. Ndërsa përmbajtjet e tjera, të tilla si dokumentet Word, imazhet dhe pdf-të do të mund të dërgohen ose si lidhje e Google Drive ose si një bashkëngjitje. Pasi të keni përzgjedhur opsionin mjafton të klikoni funksionin “Insert” i cili gjendet në skajin e majtë të dritares nëse doni ta dërgoni përmes Gmail.

LEXO EDHE:  Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Assange në burg

Nëse flasim për veçoritë e reja në platformat mobile mund të përmendim mundësinë për të kërkuar nga telefonin juaj Android përmes asistentit dixhital Google Now. Ndërsa përdoruesit e një iPhone ose iPad mund të ngarkojnë të dhënat e tyre nga aplikacione të ndryshme në Google Drive si psh ngarkimi i hartave krijuar nga aplikacioni “Maps”. Kjo karakteristikë është e disponueshme edhe në Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>