Lajmet

Google Drive në Chrome sjell funksionet Copy & Paste

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Maj 2022
Edhe pse një veprim i vonuar, vlen të theksohet se funksionalitetit kryen qëllimin e vet edhe nëpër tabe të ndryshme të Chrome. Google Drive në Chrome sjell funksionet Copy & Paste

Google tha ditën e sotme se shërbimi Drive do të përfitojë funksionalitetet e reja “Cut,” “Copy” dhe “Paste” në shfletuesin Chrome.

Funksionaliteti do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit nga data 4 Qershor dhe funksionon njëlloj si në çdo File Manager përfshirë sistemin operativ Windows.

Edhe pse një veprim i vonuar, vlen të theksohet se funksionalitetit kryen qëllimin e vet edhe nëpër tabe të ndryshme të Chrome.

Nëse skedarin që po kopjoni përpiqeni ta ngjisni në një dokument Google Docs apo e-mail, automatikisht do të vendoset titulli i skedarit dhe lidhja që të çon tek ai.

Kohët e fundit Google ka punuar për të rritur produktivitetin në suitën e aplikacioneve Workspace siç ishte mundësia për të selektuar disa blloqe teksti njëherazi në Google Docs. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google prezanton një smartfon të ri më 26 Gusht