Lajmet

Google Drive vjen me dizajnin material në Android dhe iOS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Mars 2019
0
Këto skedarë përcaktohen nga disa faktorë si momenti i fundit që keni edituar një sekdar, apo skedarët specifikë që shpërndani më shumë. Google Drive vjen me dizajnin material në Android dhe iOS

Google Drive për telefonët tashmë është përditësuar me estetikën e re të aplikacionit Gmail. Shërbimi cloud vjen me Dizajnin Material të ri me elementë që e bëjnë më të lehtë të përdoret në ekrane të vogla.

Google Drive për iOS dhe Android tashmë vinë me tabin Home që është i disponueshëm në versionin ueb prej kohësh dhe tregon skedarë që mendon se janë më të rëndësishme për ju.

Këto skedarë përcaktohen nga disa faktorë si momenti i fundit që keni edituar një skedar, apo skedarët specifikë që shpërndani më shumë.

Navigimi i aplikacioni në fund të ekranit është më intuitiv dhe e bën më të thjeshtë kaloni nga hapësirat Home, Starred, Shared dhe Files. Paneli i navigimit është më i aksesueshëm në seksione të ndryshme edhe me faqen Team Drives.

Duke folur për Team Drives, tashmë ky panel shfaqet ngjitur me My Drive në seksionin Files. Së fundit menunë e veprimeve që aksesoni për çdo sekdar dhe folder, vendos në krye të listës veprimet me të përdorura.

Google Drive i ridizajnuar është i disponueshëm për të gjithë përdorues edhe pse ato të iOS do ta marrin të parët. Në Android vjen më 18 Mars. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dëshironi të bëheni një haker etik? Bëhuni pjesë e trajnimit nga Instituti A.U.K

Tags >

Google
Lajmet e fundit>