Lajmet

Google Duo pajiset me opsionin Screen Share

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Tetor 2020
Gjiganti i teknologjisë prezantoi opsionin “Screen Sharing” si një prej gjashtë opsioneve të fundit lançuar në aplikacionin Google Duo. Google Duo pajiset me opsionin Screen Share

Google lançoi një opsion për video thirrje në Duo në mënyrë të të ndani ekranin me bashkëbiseduesit pa pasur nevojë të hapni një aplikacion apo shërbim tjetër për ti treguar të tjerëve çfarë ndodhet në telefonin tuaj.

Gjiganti i teknologjisë prezantoi opsionin “Screen Sharing” si një prej gjashtë opsioneve të fundit lançuar në aplikacionin Google Duo.

Kështu mund të përdorin telefonin për të shfletuar foto dhe video që keni në telefon me miqtë apo të planifikoni aktivitete së bashku gjatë një video thirrjeje.

Përdorimi i tij është i thjeshtë dhe mjafton të shtypni butonin pluskues në fund gjatë një telefonate dhe të përzgjidhni Screen Share.

Gjithashtu Google bëri të ditur se aplikacioni i telefonatave Phone, një prej më të mirëve me funksione për mbrojtjen nga spam dhe telefonatat mashtruese, tashmë është i disponueshëm për të gjithë telefonët Android 9 dhe më lart. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 12 Pro Max ka bateri më të vogël se modeli i vitit të kaluar

Tags >

Google