Lajmet

Google Earth 7 shton imazhe 3D për aplikacionet e desktop-it

Publikuar , 07 Janar 2013
0
Google Earth 7 shton imazhe 3D për aplikacionet e desktop-it

Google ka përditësuar versionin e Google Earth, desktop, me imazhe 3D, i cili më parë ishte i vlefshëm vetëm për përdoruesit e celularit.

Një veçori e re për udhëzuesin turistik, i përfshirë gjithashtu në versionin e përditësuar të Google Earth, është se ai lejon të “fluturoni” mbi vende të caktuara, aty ku Google ka përgatitur udhëzues turistikë.

Tashmë, Google Earth 7 ka imazhet e tij 3D për Boulder, Boston, Charlotte, Denver, Lawrence, Long Beach, Los Angeles, Portland, San Antonio, San Diego, Santa Cruz, Seattle, Tampa, Tucson, Romë dhe për Gjirin e San Franciskos (duke përfshirë Peninsulën dhe East Bay).

Gjithashtu, aplikacioni ofron mbulim 3D për rajonet e metropolit në Avignon, Francë, Austin, Texas, Munih, Gjermani, Phoenix, Arizona dhe Mannheim, Gjermani.

Google Earth 7 mund të shkarkohet pa pagesë për përdoruesit e Windows dhe Mac

Këto zona me imazhe 3D të Google Earth janë të njëjtat si për iOS, ashtu dhe për Android. “Përvoja e fluturimit nëpër këto zona, duke parë ndërtesat, terrenin, madje edhe pemët, të paraqitura në 3D janë tashmë të përputhshme për celularët dhe për desktop”,- shkruan Peter Birch, menaxher produkti i Google Earth.

Kur përdor “zoom in”, këndi i shikimit në versionet desktop të Google Earth formon një kënd më të theksuar në lartësi të madhe, në mënyrë që të shfaqen imazhet 3D.

Tipari tjetër i ri i Google Earth 7 është udhëzuesi turistik. Ndërkohë që rrëmoni nëpër turne, thumbnails highlighting ka krijuar paraprakisht për çdo zonë që ju jeni duke parë në Google Earth, turne, të cilat shfaqen në pjesën e poshtme të ekranit.

Kur shkoni në një vend të caktuar, ju vizitoni dhe mbikalime historike e vende kulturore, si Roma, Muri i Madh i Kinës apo Stonehenge. Për të gjitha qytetet me imazhe 3D ka më tepër se 11 000 udhëzues turistikë. Udhëzuesi, gjithashtu, përmban shënjues që i merr të dhënat nga Wikipedia.

LEXO EDHE:  Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

Google Earth 7 mund të shkarkohet pa pagesë për përdoruesit e Windows dhe Mac. (PCWorld Albanian)

Google earth

Lajmet e fundit>