Softuer

Google Earth fluturon për në hënë

Publikuar , 20 Korrik 2009
0
Google Earth fluturon për në hënë

Të hënën, kompania shpalosi Hënën në Google Earth duke iu mundësuar kështu përdoruesve shëtitje 3D ngjashëm me ato që bëhen në Google Earth.  Sikurse fluturimet që mund të bëhen mbi sipërfaqen e planetit tonë në Google Earth, vizitat në hënë janë të zgjeruara me lloje të shumta të përmbajtjeve, duke përfshirë turne me përshkrim me zë, fotografi dhe video.

“Vegla do ta thjeshtojë kuptimin për milion përdorues mbi hapësirën, hënën dhe disa prej zbulimeve më të rëndësishme të bëra nga njerëzimi” shkroi Anousheh Ansari në një Google Blog.
“Hëna në Google Earth iu mundëson juve të eksploroni imazhe të hënës si dhe përmbajtje internacionale mbi vendet e zbritjes së Apollo-s, imazhe panoramike nga astronautët e Apollo-s, turne me zë dhe shumë gjëra të tjera”.

Postimi në Blog gjithashtu përmbante edhe një video që tregon pikat më kryesore të kësaj vegle të re në Google Earth. Ndiqeni edhe vetë.

Vegla e shpalosur nga Google është krijuar në mënyrë që të mësojë njerëzit mbi misionet në hënë, me ç’rast ata dërgohen në vende të ndryshme të zbritjes së Apollo-s. Pasi afroheni në lokacionin përkatës, mund të shihni mostra të videove dhe fotografi panoramike të bëra nga astronautët, ku mund të ndiçni edhe hapat e parë të Niel Arsmtrong në hënë.

Projekti Hëna në Google Earth është krijuar përmes partneritetit të NASA-s me Google, duke iu mundësuar kështu hulumtuesve zhvillimin e shumë përmbajtjeve. Gjithashtu agjensioni hapësinor japonez, Jaxa, ka dhënë donacionet e saja për të dhënat e terrenit të Hënës.

Google Earth mund ta shkarkoni këtu

LEXO EDHE:  Opera lançon një shfletues "lojërash"

Lajmet e fundit>