Lajmet

Google Everywhere: Asistenti dixhital i Google mund të pushtojë sistemin Android

Publikuar , 27 Prill 2014
0
Google Everywhere: Asistenti dixhital i Google mund të pushtojë sistemin Android

ok-google-everywhereMesa duket, tashmë ka filluar lufta midis asistentëve dixhitalë. Kompania që e filloi këtë trend ishte Apple me prezantimin e Siri-t në vitin 2011. Ndërkohë, Microsoft ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij muaji për lançimin e Cortana-s, një asistent që mund të rigjallërojë sistemin operativ Windows Phone. Për më tepër, Android Police ka raportuar së fundmi se Google po punon për një përditësim madhor ndaj asistentit personal për të mundësuar funksionimin e komandave zanore në çdo aplikacion të Google në pajisjet Android.

Sipas raportimit, funksionaliteti “Google Everywhere” do të lejojë përdoruesit e Android që nëpërmjet përdorimit të frazës së zakonshme të shfaqin një menu për të mundësuar komandat zanore ndërkohë që shfletojnë fotot, kontrollojnë postën elektronike apo kryejnë ndonjë veprim tjetër. “Google Everywhere” mund të aktivizohet ose mund të lihet në qetësi në varësi të preferencës së përdoruesit.

Android Police ka njoftuar gjithashtu se do të shtohet një menu e re navigimi ku do të përfshihet butoni i kthimit mbrapa “back”, butoni “Recents” që mundëson hapjen e një dritareje me programet që janë ekzekutuar së fundmi dhe butoni “Google”. Në qoftë se kompania e implementon këtë menu navigimi në një softuer të ardhshëm, atëherë ajo do të jetë e limituar në linjën e pajisjeve Nexus dhe Google Play. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google Pixel 3 është telefoni Android me kamerën teke më të mirë në botë

Lajmet e fundit>