Lajmet

Google feston 14 vjetorin

Publikuar , 28 Shtator 2012
0
Google feston 14 vjetorin

Gjiganti i kërkimit Google ka festuar ditëlindjen e 14-të.

Për këtë ditë të shënuar të kompanisë, u shërbye një tortë e animuar, e mbushur me qirinj të ngjyrave të ndryshme të Google e vendosur në ballinë.

Në fakt mbase edhe mund të dukej në këtë ditë të shënuar se kjo ndërmarrje ishte krijuar pikërisht ditën e festës, por tani realisht ka arritur moshën për të shkuar në “shkollë të mesme”.

Vitin e kaluar kur Google zyrtarisht u bë një “adoleshent”, festën e bëri me një “doodle” që paraqiste një tortë, disa ballonë, qirinj dhe disa kapela për gosti, por nuk ishte e animuar.

Siç duket, këtë vit ndërmarrja ka menduar për disa detaje të reja.

Google Doodle janë pjesë të brendshme të dizajnit të uebit të ndërmarrjes. Ajo ka bërë vizatime për përvjetorin e Pac-Manit, ditëlindjen e Ajnshtajnit, Kupës Botërore, 4 korrikut, Vitin e ri Persian, Olimpiadën, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa ngjarje të tjera.

“Doodlerët” janë etiketa të artistëve të Google të cilët punojnë për përkthimin e ngjarjeve të veçanta në versione shumëngjyrëshe, të çuditshme të logos së ndërmarrjes Google. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  A kufizon Instagram shtrirjen e postimeve?

Tags >

Google
Lajmet e fundit>