Lajmet

Google fiton patentën për zhbllokim me fytyrë të cilën Apple s’mund ta përdor

Publikuar , 07 Shtator 2012
0
Google fiton patentën për zhbllokim me fytyrë të cilën Apple s’mund ta përdor

Kjo është njëra nga ato patentat për të cilat jemi kurreshtar, sepse ngjarja ishte që nga fillimi mjaft interesante.

Google e prezantoi këtë veçori për Face Unlock si pjesë e Ice Cream Sandwich gjatë vitit të kaluar.

Pak kohë pas kësaj u gjet që Apple kishte aplikuar për një patentë për atë që dukej të ishte pothuajse e njëjta gjë në vitin 2010.

Natyrisht, Face Unlock i Google ishte bazuar në Google nga PittPatt, që kishte një patentë të siguruar në vitin 2007.

Patenta e re e siguruar së fundi nga Google ishte paraqitur për aprovim në fundin e vitit 2011, vetëm pak kohë përpara lajmërimit të ICS.

Patenta e re e Google ka të njëjtin mekanizëm si të Apple për njohjen e veçorive të ndryshme të fytyrës, por duket që do të shkojë mirë përtej një numri të metodave për qasje në një kompjuter me njohje të fytyrës.

Për më tepër, dorëzimi i bërë nga Apple ishte vetëm për pajisjet me iOS, ndërsa patenta e re e Google mbulon çdo pajisje me një kamerë, duke përfshirë smartfonët, tabletët, laptopët, desktopët, etj., që nënkupton se Apple nuk mund të përdor këtë veçori pa pasur një licensë nga patenta e Google ose përndryshe do të bëjë shkelje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Trafiku Evropian i internetit për pak minuta kaloi nga Kina

Tags >

patenta
Lajmet e fundit>