Lajmet

Google fshin aplikacionin Amazon nga Play Store

Publikuar , 13 Dhjetor 2014
0
Google fshin aplikacionin Amazon nga Play Store

amazonappstoreKur Amazon përditësoi aplikacionin e saj për Android me seksionin Apps&Games tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve. Më në fund nga Google Play mund të aksesojë libraritë e Amazon. Por e gjitha kjo nuk zgjati shumë, pasi këtë javë aplikacioni Amazon u zhduk çuditërisht nga Google Play. Arsyeja është ajo që me siguri të gjithë po mendojmë… kompania Google nuk i pëlqeu të përballej më konkurrentë në dyqanin e saj online.

Megjithatë Amazon vazhdon të kontestojë që aplikacioni i saj është mënyra më e mirë për të provuar eksperiencën e blerjeve në këtë platformë nga një pajisje Android. Në një dalje zyrtare kompania konfirmoi se aplikacioni i saj duhej të fshihej si pasojë e një përditësimi të Google’s Developer Distribution Agreement. Rregullat e mëparshme të shpërndarjes bllokonin vetëm ato aplikacione të cilat kishin si qëllim primar shpërndarjen e vet aplikacionit. Amazon nuk ka qëndruar duarkryq, por ka reaguar duke ndërtuar një aplikacion të ri Amazon Shopping për Google Play që nuk përfshin akses në libraritë e Amazon. Shpresojmë që këtë herë të dyja kompanitë të bien në marrëveshje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë sepse ka grumbulluar të dhëna personale rreth fëmijëve.

Lajmet e fundit>