Lajmet

Google Gallery Go është një aplikacion i lehtë për menaxhimin e fotove në Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Korrik 2019
0
Për këtë kompania ka zhvilluar një aplikacion të ri, Galley Go, i cili ka të gjitha funksionet e Google Photos por i dizajnuar për të punuar offline dhe me më pak resurse harduerike. Google Gallery Go është një aplikacion i lehtë për menaxhimin e fotove në Android

Google Photos është një mënyrë e shkëlqyer për organizimin dhe ruajtjen e fotove por ka një problem sepse zë shumë hapësirë dhe ka nevojë për akses konstant në cloud.

Prandaj nuk është ideal për përdoruesit e telefonëve të rangut të mesëm apo për ata që nuk kanë një lidhje interneti të qëndrueshme.

Për këtë kompania ka zhvilluar një aplikacion të ri, Galley Go, i cili ka të gjitha funksionet e Google Photos por i dizajnuar për të punuar offline dhe me më pak resurse harduerike.

Gallery Go automatikisht do të organizojë fotot për nga përmbajtja, vendi ku janë shkrepur dhe një hapësirë më vete për fotot që përmbajnë dokumente.

Aplikacioni ka disa mjete editimi i aplikimi i filtrave, përmirësimi automatik i fotos, prerja dhe rrotullimi i tyre. Të gjitha funksionet kryhen në telefon, pa përdorur pakot e internetit, dhe aplikacioni është kompatibël me kartat SD.

Gallery Go peshon vetëm 10MB. Aplikacioni është i disponueshëm në Play Store nga ky moment për pajisjet me Android 8.1 ose më shumë megjithatë funksionet e tij variojnë sipas vendeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Videot YouTube për fëmijë dhe video lojëra marrin numrin më të lartë të shikimeve

Tags >

Google
Lajmet e fundit>