Biznes

Google gjobitet me 150 milionë euro

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Dhjetor 2019
0
Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, Google, është pajtuar t'iu paguajë autoriteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë. Google gjobitet me 150 milionë euro

Autoriteti i Konkurrencës në Francë e gjobiti kompaninë Google me 150 milionë euro për, siç tha, sjellje anti-konkurruese dhe reklama të paqarta.

Rregullat për platformën e reklamave në Google nuk janë transparente dhe janë të vështira për t’u kuptuar, thanë të premten autoritetet franceze.

Gjoba vjen në kohën kur Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur kontrollet ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, të tilla si: Google, Facebook, Apple dhe Amazon, të cilat shpesh kritikohen për pagesë relativisht të ulët të taksave.

Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, Google, është pajtuar t’iu paguajë autoriteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë.

Isabelle de Silva, udhëheqëse e Autoritetit francez të Konkurrencës, tha se dominimi i Google në reklamat online është “i jashtëzakonshëm”.

Sipas saj, kompania amerikane kontrollon 90 për qind të tregut në këtë fushë.

Google tha se do ta apelojë gjobën.

LEXO EDHE:  Facebook thirrje nga SHBA-ja për të ndaluar zhvillimin e monedhës digjitale

Lajmet e fundit>