Biznes

Google gjobitet me 500 milionë euro në Francë

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Korrik 2021
Gjoba vjen pas presionit në rritje ndaj platformave online si Google dhe Facebook për të ndarë të ardhurat me mediat online. Google gjobitet me 500 milionë euro në Francë

Autoritetet Franceze të konkurrencës kanë gjobitur Google me 500 milionë euro sepse nuk ishte dakordësuar me mediat dhe publikuesit Francezë në lidhje me të drejtat e autorit.

Gjoba vjen pas presionit në rritje ndaj platformave online si Google dhe Facebook për të ndarë të ardhurat me mediat online.

Gjiganti Amerikan duhet që brenda dy muajve të ardhshëm të kompensojë agjencitë e lajmeve dhe mediat online për përdorim të lajmeve të tyre. Nëse nuk e bën, rrezikon të gjobitet me 900 mijë euro në ditë.

Google tha se ishte zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve por do ta zbatonte atë. Dy prej mediave më të mëdha në vend si Le Figaro dhe Le Monde janë zërat më fortë kundër Google edhe pse kanë nënshkruar një marrëveshje me kompaninë.

Megjithatë kjo marrëveshje ishte mbajtur peng nga autoritetet Franceze ndërsa parashikonte që mediat Franceze të paguheshin për përdorimin e lajmeve të tyre në rezultatet e kërkimit.

Google kishte rënë dakord të paguante 76 milionë euro përgjatë 3 viteve për një grup prej 120 publikuesve Francezë që të adresonte shqetësimet e të drejtave të autorit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në 2025 do të shpenzohen 270 miliardë dollarë në aplikacione dhe lojëra