Harduer

Google Glass do të rikthehet me një model të ri në 2015 në bashkëpunim me Intel

Publikuar , 01 Dhjetor 2014
0
Google Glass do të rikthehet me një model të ri në 2015 në bashkëpunim me Intel

google-glass-hands-on-stock-3-1_2040.0Në vitin 2015 pritet të shohim një lançim nga Google të syzeve inteligjente Google Glass të cilat do të përdorin një çip të Intel dhe do të ofrojnë një kohëzgjatje të baterisë në krahasim me versionin Explorer Edition, sipas The Wall Street Journal.

Kohët e fundit në Google Glass janë aplikuar përditësime të shumta, por kalimi në një procesor të ri mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e funksionimit. Arsyet që nuk e kanë bërë aq të mirëpritur Google Glass tek publiku mendohen se janë jeta e baterisë e limituar dhe padyshim çmimi. Me një procesor më modern dhe me një dizajn të rifreskuar, interesi i konsumatorëve do të rritet. The Wall Street Journal raporton se marrëveshja e Intel me Google Glass do të përqendrohet më shumë në përdorimin e syzeve inteligjente në vendet e punës.

Akoma nuk dihet se cili harduerë i Intel do të përdoret në Google Glass dhe pse dihet që më i preferuari do të ishte çipi me kosto të ulët që është përdorur dhe në byzylykun inteligjent të Intel MICA. MICA vjen si produkt i departamentit të Intel, New Devices Group. Ndoshta specifika më inovatore e Google Glass të ardhshëm pritet të jetë bateria që do të zgjasë dy ditë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sektori i internetit kontribuon 2.1 miliard dollarë në ekonominë e SHBA

Lajmet e fundit>