Harduer

Google Glass këtë muaj në duart e zhvilluesve

Publikuar , 16 Janar 2013
0
Google Glass këtë muaj në duart e zhvilluesve

Zhvilluesit të cilët duan ta shohin nga afër dhe ta provojnë Google Glass nuk do t’u duhet të presin shumë gjatë.

Google ka lajmëruar se do të mbajë një “Glass Foundry” në San Françisko dhe Nju Jork në javët në vazhdim: dy ditë të plota që do t’i lejojnë zhvilluesit t’i hedhin një shikim paraprak Google Glass si dhe të fillojnë të zhvillojnë për platformën.

Dita e parë e eventit do të konsistojë në prezantimin e projektit, ndërsa gjatë së dytës do të eksplorohet Mirror API, e cila të jep mundësi të shkëmbesh të dhëna si dhe të ndërveprosh me përdoruesin përmes REST.

Inxhinierët e Google do të jenë gjatë gjithë kohës të pranishëm për të asistuar. Në fund të ditës së dytë, zhvilluesve do t’u ofrohet mundësia për të prezantuar ato çfarë kanë qenë duke përgatitur, ndërkohë që disa “të ftuar specialë në juri” do t’i shohin me kujdes të gjitha aplikimet.

Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin paraqiti Google Glass në konferencën e zhvilluesve të kompanisë vitin e kaluar.

Syzet të japin mundësi të regjistrosh video, të marrësh përditësime mbi motin, të shohësh mesazhe nga miqtë etj.

Zhvilluesit të cilët ishin të pranishëm në konferencë patën mundësi të porosisnin syzet Explorer Editions për 1500 $. Pritet që syzet të fillojnë t’u dërgohen zhvilluesve në muajt e parë të këtij viti, edhe pse nuk është lajmëruar ende për një datë zyrtare. (PCWorld Albanian)

google glasses

LEXO EDHE:  Ja sesi Google Maps ua bën jetën më të lehtë udhëtarëve me funksionin e ri

Lajmet e fundit>