Lajmet

Google Glass mund të jenë të dobishme në mjekësi

Publikuar , 11 Prill 2014
0
Google Glass mund të jenë të dobishme në mjekësi

google-glass-doctor.0_standard_640.0Google Glass mund të përdoren për të kontrolluar e-maile ose për të kërkuar informacione teksa jeni duke lëvizur. Kjo pajisje siç duket edhe mund të shpëtojë jetë. Boston Globe raporton që Dr. Steven Horng, teksa ishte duke punuar në Qendrën Mjekësore të Beth Israel Deaconess në Boston, ishte duke mbajtur Google Glass vitin e kaluar, në momentin që bënte një ndërhyrje kirurgjikale në trurin e një personi të cilit rridhte gjak. Dr. Hrong e dinte që pacienti ishte alergjik ndaj drogave të caktuara që do t’ia ndalnin gjakderdhjen, por nuk e dinte se cilat. Pa pasur kohë që ta lë pacientin e plagosur, Horng thotë që ai kontrolloi regjistrat mjekësor të personit në pajisjen Google Glass, ku gjeti informacione të duhura dhe e përmirësojë gjendjen e tij.

Kjo ngjarje vjen këtë javë teksa Google lëshon një nismë për të treguar mundësitë e Glass-it kur përdoret në vendin e punës. Si pjesë e nismës së re, Google shpreson që të tërheqë zhvilluesit për të krijuar softuerë të bazuar në Glass për kompanitë e tjera dhe të ofrojë mbështetje teknologjike për biznese. Për të mbështetur pohimet e veta, Google thotë që ka qenë duke i dhuruar këto pajisje për shumë organizata: përveç spitaleve dhe qendrave mjekësore, edhe zjarrfikësve dhe skuadrave sportive si Sacramento Kings dhe Washington Capitals kanë veshur pajisjen.

Duke folur për Boston Globe, Dr. Hrong tha që Glass nënkuptonte që ai do të mund të kalonte më tepër kohë me pacientët dhe të zvogëlonte kohën e tij kur është i zënë. “Në vend se ta arsyetoj veten, kjo nënkupton që unë në shpejtësi mund t’i qasem atij informacioni pa pasur nevojë që të largohem nga pacienti, të humbas kontaktin me sy, ose madje edhe ta lë dhomën.” Pajisja Glass të cilën doktorët janë duke e mbajtur nuk është standarde: softueri i saj është larguar dhe zëvendësuar me një version të Android-it nga një kompani e quajtur Wearble Intelligence. Doktorët do të jenë në gjendje që t’i qasen informacionit në shpejtësi duke përdorur këto syze të modifikuara, por ata nuk mund ta largojnë pajisjen nga rrjeti WiFi i qendrës mjekësore dhe të dhënat e pacientëve nuk i jepen Google-it.

LEXO EDHE:  Apple do të paralajmërojë përdoruesit e iPhone për impaktin e përditësimeve në performancë

Këto modifikime adresojnë disa shqetësime rreth privatësisë që e kanë rrethuar pajisjen Google që kur ishte paraqitur për herë të parë, por Marc Rotenberg, që është drejtor ekzekutiv i Qendrës së Informacioneve rreth Privatësisë Elektronike, tha që Glass mund të shfaqë disa probleme nëse përdoret në ambientet të cilat kanë informacione të ndjeshme për pacientin. Pajisja e Google është në gjendje që të bëjë njohjen e fytyrës – edhe nëse vetë kompania e ka përjashtuar përdorimin e kësaj gjëje në aplikacionet zyrtare – duke nënkuptuar që njerëzit do të mund të ishin në gjendje të dinin gjendjen shëndetësore të të panjohurve që i takon rrugës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>