Lajmet

Google Glass mund të ndalohet gjatë ngarjes së makinës në Mbretërinë e Bashkuar

Publikuar , 02 Gusht 2013
0
Google Glass mund të ndalohet gjatë ngarjes së makinës në Mbretërinë e Bashkuar

Para se të mbërrijë në duart e konsumatorëve, Departamenti i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar po punon për t’i ndaluar shoferët të përdorin pajisjen gjatë kohës që i japin makinës.

Argumenti është i thjeshtë: Google Glass ju shpërqendron. “Jemi të vetëdijshëm për ndalimin e Google Glass dhe jemi në diskutime me policinë për t’u siguruar që njerëzit të mos e përdorin teknologjinë gjatë kohës që i japin makinës,” u shpreh një zëdhënëse e Departamentit.

Aktualisht, Google Glass është ende në fazën e zhvillimit dhe zgjerimit. Megjithatë, pajisja ka filluar të ndalohet që tani në disa vende të caktuara, si për shembull nëpër kazino, apo nëpër disa restorante dhe bare.

Gjithsesi, vendimi për ta ndaluar Google Glass gjatë ngarjes së makinës mund të jetë një zgjedhje e duhur për të mos lejuar aksidentet në rrugë, edhe pse pajisja mund t’ju ndihmojë me nevoja të ndryshme si për shembull duke iu treguar rrugën.

Për momentin qeveria britanike nuk ka përcaktuar specifikisht se cilat do të jenë ligjet dhe rregullat që do të ndalojnë përdorimin e Google Glass. Megjithatë, hartimi dhe miratimi i ligjeve që lidhen me shpërqendrimin në makinë po bëhet gjithmonë e më i thjeshtë, për më tepër, gjobat dhe dënimet në këto raste po bëhen gjithmonë e më të rrepta.

Edhe pse Google Glass iu le të lira duart gjatë përdorimit, problemi qëndron tek fakti se gjatë kohës që mbani syzet, do t’ju duhet të largoni shikimin nga rruga. Pavarësisht avantazheve që mund të keni gjatë mbajtjes së syzeve, për sa kohë kompania nuk do të eliminojë risqet, me shumë mundësi edhe shtete të tjera do të hartojnë të njëjtat ligje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google do të fshijë automatikisht historikun e kërkimit dhe vendndodhjes

google glass MB

Lajmet e fundit>