Harduer

Google Glass nuk do të jetë në dispozicion për blerje deri në 2014-n

Publikuar , 22 Gusht 2013
0
Google Glass nuk do të jetë në dispozicion për blerje deri në 2014-n

Google GlassSipas raportit më të fundit, Google Glass nuk do të jetë në dispozicion për blerje deri në vitin 2014.

Edhe pse sipas raporteve fillestar pritej që Google Glass të dilte për shitje që në fund të vitit 2013, ndryshimet e fundit e kanë deleguar këtë datë në 2014.

Klientët që mezi e prisnin do t’iu duhet të durojnë deri në data të mëvonshme, ndërkohë që kundërshtarët si Recon Jet dhe Telepathy do të kenë mundësi të hedhin të parët në treg pajisjet e tyre, për të mos përmendur dhe Vuzix.

Për Google shtyerja e kësaj date do të thotë më shumë muaj për ta perfeksionuar pajisjen e tyre për përdoruesit e saj. Edhe pse pajisja nga testime të ndryshme të bëra deri tani lë shumë përshtypje të mira, ajo në disa pjesë ka akoma nevojë për përmirësime, si një opsion për të kyçur ekranin.

Një nga gjërat që sipas deklaratave të ndryshme nuk pritet të ndryshojë është dizajnimi aktual për ekranin e pajisjes, ndërsa përsa i përket kornizave mund të ketë ndryshime në dizajnim nga Warby Parker. (PCWolrd Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei do të sfidojë Google Maps me teknologjinë e saj të hartave

Lajmet e fundit>