Biznes

Google Glass shiten brenda ditës në SHBA

Publikuar , 17 Prill 2014
0
Google Glass shiten brenda ditës në SHBA

Google-GlassSyzet Google Glass u shitën të gjitha që prej lançimit zyrtar ditën e martë në darkë. Tashmë, kompania po përpiqet të zgjerojë programin Explorer, në të cilin mund të marrin pjesë njerëzit që duan t’i testojnë syzet inteligjente. Të gjitha pajisjet e bëra gati për shitje u ezauruan të gjitha. Ato mund të bliheshin kësaj here jo vetëm nga zhvilluesit apo persona që kanë pasur ftesa speciale, por edhe nga publiku i gjerë në SHBA. Deri tani Google nuk ka dhënë shifra zyrtare dhe nuk e dime ekzaktësisht se për çfarë shifra bëhet fjalë saktësisht.

Syzet kushtojnë 1500 $. Gjithsesi nuk mund të themi me siguri nëse bëhet fjalë per një sukses të vërtetë apo jo për shkak se nuk dihen shifrat e sakta të njësive të shitura. Ndoshta Google ka spastruar gjithë inventarët para se të lançojë ndonjë version të ri të harduerëve.

googleglass_cotton-100262092-mediumNdoshta mund të pritet në të ardhmen ajo që është prezantuar para pak kohësh: syze me skelete më moderne dhe me ngjyra të ndryshme, dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja pse Google ka bërë këtë promovim njëditor.

Google është shprehur se ka janë shitur gjithashtu të gjitha versionet Cotton të Glass (fotoja më lart). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në Bluetooth ekspozon vendndodhjen tuaj

Lajmet e fundit>