Lajmet

Google Hangouts për iOS mund të bëjë thirrje falas në SHBA dhe Kanada

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
Google Hangouts për iOS mund të bëjë thirrje falas në SHBA dhe Kanada

google-hangouts-ios-gvAplikacioni Google Hangouts për iOS është duke iu nënshtruar një përditësimit madhor që ofron një veçori të re për harduerët mobilë të ndërmarrjes Apple.

Përdoruesit mund të bëjnë thirrje të numrave të telefonit drejtpërdrejt nga vetë aplikacioni, pa pasur nevojë që të bëjnë pagesë shtesë për ndonjë thirrje për numrat në Kanada apo SHBA (edhe thirrjet e tjera ndërkombëtare funksionojnë, por me një faturë).

Nëse ata e kanë një llogari në Google Voice është madje edhe më i dobishëm pasi edhe mund të bëni edhe të pranoni thirrje tani, ku thirrjet që ju i bëni paraqesin numrin tuaj në Google Voice dhe thirrjet që vijnë paraqiten në vetë aplikacionin Hangouts.

Po ashtu, janë përfshirë edhe disa indikatorë të rinj që paraqesin se kush mund të thirret tani, të cilët së fundi u paraqitën në versionin e këtij aplikacioni për Android, me mbështetje të animuar GIF dhe thirrjet që i pranoni nuk ndalin audion e përdoruesit, ato thjesht e ndalin për një çast atë.

Me gjasë ky përditësim do t’i lehtësojë gjërat për përdoruesit të cilët kalojnë përgjatë platformave të ndryshme për të realizuar këto gjëra. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  PewDiePie vijon rivaliteti, hakerët sulmojnë TV për ta mbështetur

Tags >

GoogleiOS
Lajmet e fundit>