Harduer

Google heq dorë nga prodhimi i celularëve

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
Google heq dorë nga prodhimi i celularëve

Megjithatë, të gjitha mendimet tona optimiste duket se nuk kanë ndalur Google që të largohet nga biznesi i vërtetë i krijimit të celularëve. Eric Schmidt, shefi ekzekutiv i Google ka theksuar në një intervistë për “The Telegraph” se Nexus One do të mbetet i vetmi celularë Android i brenduar nag Google, dhe se Google nuk është duke shikuar mundësitë për një Nexus Two.

“Nexus One është aq i sukseshëm dhe aq i mirë në të tashmen, sa që nuk ka plane për një version tjetër në të ardhmen e afërt” tha Eric Schmidt. Duket se me këtë deklarata Google po tingëllon e kënaqur me shitjen, por rezultate zyrtare ende nuk ka.

Nexus One që u paraqit nga Google më herët gjatë këtij viti, ka dështuar të arrij një rezultat të mirë në treg (disa madje e quajnë edhe dështim), dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve pse Google ka marrë vendim të mos shikojë më për versione tjera të pajsijet dhe ta lë punën e krijimit të celularëve tek ata prodhues që e bëjnë këtë më së miri si HTC, Motorola, Apple, etj.

Lajmi që u bë i ditur sot largon të gjitha dyshimet paraprake rreth mundësisë se Google është duke planifikuar një Nexus Two, që do të ketë tastierë rrëshqitëse dhe më shumë veçori për përdoruesit, por këto planet duket se vërtetë kanë qenë vetëm thashetheme.

Në intervistë gjithashtu u diskutuan edhe planet për ChromeOS dhe për Android 3.0, që do të paraqiten më vonë gjatë këtij viti.

Sa i përket të tashmes, Nexus One është i vetmi celularë Android që përkahë zyrtarisht Froyo 2.2 që ka një mori veçorish të reja, përmirësime të shumta dhe madje edhe pëkrahje natyrale të Flash 10.1.

LEXO EDHE:  Zbulohet procesori surprizë i AMD

Për të gjithë adhuruesit e Android, lajmi i mirë është se sistemi operativ po funksionon për mrekulli dhe se ka shumë pajisje interesante me bazë në këtë sistem operativ që do të paraqiten më vonë gjatë këtij viti, kështu që Nexus Two nuk do të jetë mungesë.

Lajmet e fundit>