Harduer

Google Home, çfarë është dhe si funksionon?

Mar 27 2018
0 Shpërndarje
Funksionet e ndryshme të kësaj pajisjeje fillojnë që nga vendosja e një liste muzike deri tek menaxhimi i Netflix. Google Home, çfarë është dhe si funksionon?

Është një asistent personal në formë cilindrike i pajisur me mikrofon dhe boks me anë të të cilave mund të marrë kërkesat tona dhe të përgjigjet gjithashtu.

Njësoj si me asistentët vokalë të telefonit, por ai vepron i pavarur dhe është i fokusuar vtëm tek kontrolli i shtëpisë. Ai lidhet me WI-Fi e shtëpisë dhe merr direktiva nga përdoruesit.

Funksionet e ndryshme të kësaj pajisjeje fillojnë që nga vendosja e një liste muzike deri tek menaxhimi i Netflix.

Nëse lidhet me pajisje të tjera inteligjente, mund të kryejë veprime si fikja dhe ndezja e dritave, kontrolli i sistemit të ngrohjes, në kuzhinë mund të japë informacion mbi ushqimet që po gatuhen e të rifreskojë listën e ushqimeve, në dhomën e gjumit mund të funksionojë si zile mëngjesi, mund të lexojë kalendarin dhe takimet e ditës e të lexojë lajmet nga gazetat më të rëndësishme.

Ky produkt është në shitje në versionin standard që kushton 149 euro dhe versionin Mini që kushton 59 euro.

Lajmet e fundit>