Siguri

Google i dërgon qeverisë amerikane të dhënat e një vullnetari të WikiLeaks

Publikuar , 11 Tetor 2011
0
Google i dërgon qeverisë amerikane të dhënat e një vullnetari të WikiLeaks

Ligji ia mundëson qeverisë kërkmin e informacionit nga ofruesit e shërbimeve të internetit pa një urdhër, por duke mos e njoftuar përdoruesin.

Sonic.net, që është një ISP i vogël që ishte pyetur për t’i dorëzuar të dhënat që kishin të bënin me Appelbaumin, provoi që ta sfidojë kërkesën në gjykatë, por përfundimisht humbi dhe u desh që t’ia jipte qeverisë informacionet. Nuk dihet nëse Google ka kundërshtuar kërkesën, por që të dy ndërmarrjet provuan që t’ia bëjnë me dije Appelbaumit për rikthim të të dhënave.

Disa përfshirje shqetësuese

Sipas Raportit Transparent të vetë ndërmarrjes, gjatë gjysmës së dytë vitit 2010, Google mori 4,601 kërkesa nga qeveria amerikane për t’ia dorëzuar të dhënat e përdoruesve dhe arriti që t’i merrente ato nga 94% e rasteve.

Idea që një ISP t’ia dërgojë qeverisë të dhënat private pa ndihmën e ndonjë urdhëri kërkimi përfshin një ndikim në shkelje të të drejtave të lirisë qytetare dhe të të drejtave për privatësi.

Në rastin e WikiLeaks, vija në mes të mbrojtjes dhe pjesëmarrjes në transferimin e të dhënave mund të jetë e mjegulluar. Nëse në hetimin e vet ndaj WikiLeaks-it, Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara është e lirë që ta pyes ndërmarrjen Google, Twitter ose Facebook për të dhënat private pa njohurinë e përdoruesve, kush duhet të thotë që ata nuk mund t’i qasen informatave personale rreth njerëzve të cilët kanë shprehur pëlqimin për veprimet e kësaj organizate.

Ndërmarrjet e teknologjisë nuk e kanë dosmodoshmërit të nevojshme që ta plotësojnë kërkesën. Kur Departamenti i Drejtësisë e bëri një kërkesë të ngjashme tek Twitter në lidhje me çështjet për WikiLeaks në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërmarrja pati sukses në çvulosjen e urdhërit.

LEXO EDHE:  A është zbuluar fjalëkalimi juaj nga ky hakim historik?

Google është në mesin e ndërmarrjeve që janë duke e pyetur Kongresin amerikan që ta rimendojë ligjin në dritën e rrugëve të papritura në të cilat uebi ka arritur në vitet e fundit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>