Lajmet

Google i jep 5000$ çiftit që zbuloi një problem me Windows

Publikuar , 28 Shtator 2012
0
Google i jep 5000$ çiftit që zbuloi një problem me Windows

Problemi me vrimat është një fenomen i zakonshëm. Google tashmë e ka bërë si rutinë që paguan tre, katër ose edhe pesë persona për ti gjetur këto vrima dhe ti raportojnë ato në brouserin, Google Chrome.

Gjithsesi ditën e djeshme ndodhi diçka e pazakontë ku kompania i pagoi një çifti 5000$ të cilët raportuan një problem me Windows.

“Zakonisht ne japim dhurata të veçanta për ata që gjejnë probleme jashtë Google Chrome, për më tepër kur nuk kemi pasur kohë ta gjejmë vetë atë” -tha skuadra e Google në një blog të vetin.

Eetu Luodemaa dhe Joni Vahamaki ishin personat që morën dhuratën prej 5000$, e cila është shifra e dytë më e madhe e dhënë si dhuratë. Ata zbuluan një korruptim në kujtesën e Kernel që binte në konflikt me Windows.

Google gjithsej ka paguar 29,500$ vetëm këtë raund për zbulimin e vrimave me Chrome 22. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës kërkon mese 22 milion euro nga qeveria e Kosovës

Lajmet e fundit>