Lajmet

Google i jep lamtumirën telefonëve me Android Ice Cream Sandwich

Dec 10 2018
0 Shpërndarje
Kështu zhvilluesit do të jenë të detyruar të krijojnë dy versione aplikacionesh, një për versionet përpara Ice Cream Sandwich dhe një për versionet pas të Android. Google i jep lamtumirën telefonëve me Android Ice Cream Sandwich

Nëse ende keni një telefon me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, mbase ka ardhur momenti për një ndryshim.

Google paralajmëroi zhvilluesit se së shpejti mbështetja për Ice Cream Sandwich do të përfundojë duke ja shkëputur aksesin tek përditësimet e reja të aplikacioneve në Play Store.

Kompania do të kërkojë së paku Android 4.1 Jelly Bean.

Kështu zhvilluesit do të jenë të detyruar të krijojnë dy versione aplikacionesh, një për versionet përpara Ice Cream Sandwich dhe një për versionet pas të Android.

Sa do ta bëjnë mbetet për tu parë ndërsa Google nuk duket aq e shqetësuar. Sipas kompanisë vetëm 1% e përdoruesve kanë telefonë me këtë version Android.

Megjithatë me 2 miliardë përdorues, flitet për miliona që do të humbasin akses në aplikacionet e fundit dhe shërbimet e Google. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 10 Redstone 4 do ta kthejë Cortanën në një manual interaktiv përdorimi

Lajmet e fundit>