Vëzhgim

Google i paguan Mozilla 300 milionë dollarë

Publikuar , 22 Dhjetor 2011
0
Google i paguan Mozilla 300 milionë dollarë

Makina kërkuese Bing e Microsoft ishte sfiduesi parësor i Google në këtë marrëveshje dhe shfletuesi Internet Explorer është ende shfletuesi më i përdorur në ueb, në bazë të numrit të përdoruesve, megjithëse Google Chrome është duke u ngjitur mjaft afër për ta marrë këtë pozitë. Edhe Yahoo ishte duke paraqitur sfidim, por çmimet ishin shumë të larta për ndërmarrjen, e cila i ka problemet e veta të brendshme për t’u marrë në këto momente.

Gjatë vitit të kaluar, Google i pagoi Mozilla për 100 milionë dollarë për një marrëveshje për ta bërë Google.com si makinë kërkuese në Firefox, e cila skadoi në fund të nëntorit. Megjithë marrëveshjen e re me Google, Mozilla ende mban marrëveshje me ofrues të tjerë të kërkimit, duke përfshirë Bing, Yahoo, Yandex, Amazon dhe eBay. Mund të thuhet një gjë: Google është duke shpresuar për pjesën e vet në Mozilla me atë shumë të madhe që ia ka dhënë kësaj ndërmarrje./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>