Lajmet

Google instalon automatikisht Chrome 64bit nëse keni një Windows 64bit

Publikuar , 04 Maj 2017
0
Megjithatë duhet të plotësoni disa kërkesa përpara se diçka e tillë të jetë e mundur. Së pari duhet të keni të instaluar Windows-in 64bit dhe Chrome 32bit të instaluar. Google instalon automatikisht Chrome 64bit nëse keni një Windows 64bit Photo Source: Chrome

Janë të shumtë përdoruesit të cilët kanë të instaluar në kompjuterat e tyre një version 64bit të Windows por që të paktë ata vihen në kërkim të versioneve 64bit të programeve.

Google së shpejti do të bëjë të mundur instalimin e Chrome 64bit automatikisht. Duke filluar nga versioni Chrome 58 i cili u publikua ditën e Marte, Google do të kalojë përdoruesit automatikisht në Chrome 64bit.

Megjithatë duhet të plotësoni disa kërkesa përpara se diçka e tillë të jetë e mundur. Së pari duhet të keni të instaluar Windows-in 64bit dhe Chrome 32bit të instaluar. Gjithashtu sistemi juaj duhet të ketë të paktën 4GB RAM.

Googla tha se ky ndryshim vjen për arsye të stablitetit, performancës dhe sigurisë së shtuar që garantojnë softuerët 64bit. Zakonisht softueri 64bit përdor më shumë RAM sesa ai 32bit prandaj sistemet 64bit janë ndërtuar për kompjuterat sasi të lartë RAM-i.

Nëse keni një version 32bit të Windows dhe 12GB RAM, atëherë sistemi nuk do të arrijë të shfrytëzojë më shumë sesa 4GB RAM. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple publikoi versionet e para të iOS 13, macOS Catalina dhe iPad OS

Lajmet e fundit>