Lajmet

Google integron inteligjencën artificiale në aplikacionin Photos

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Tetor 2020
0
Kompania gjithashtu do të ofrojë një filtër ndriçimi bazuar në AI që mund të aplikojë pozicione të ndryshme drite dhe hije në një foto tashmë të shkrepur. Google integron inteligjencën artificiale në aplikacionin Photos

Gjatë prezantimit të flagshipit të ri Pixel 5, Google ndër të tjera prezantoi aplikacionin e ri Photos i cili tani fuqizohet nga Machine Learning.

Google do të përdorë algoritmet e machine learning për të përmirësuar akoma më tutje mjetin e përmirësimit automatik të fotove.

Përdoruesit do të aplikojnë shkëlqim, kontrast, efekte portreti me një klikim. Për fotografët që kërkojnë më tepër kontroll, Google ka riorganizuar ndërfaqen e editorit në panele të lëvizshme në fund të ekranit.

Kompania gjithashtu do të ofrojë një filtër ndriçimi bazuar në AI që mund të aplikojë pozicione të ndryshme drite dhe hije në një foto tashmë të shkrepur.

Efekti do të funksionojë me çdo foto që keni edhe nëse nuk është portret apo është shkrepur vite më parë megjithatë për momentin ofrohet vetëm në Pixel 4a ose Pixel 5. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një artist Gjerman mashtroi Google Maps në një mënyrë kreative