Biznes

Google investon 1 miliardë dollarë për hapjen e një kampusi të ri

Publikuar , 17 Dhjetor 2018
0
Google tha se kampusi i ri do të shërbejë si zyrë qendrore për operacionet globale të kompanisë Google investon 1 miliardë dollarë për hapjen e një kampusi të ri

Google do të investojë 1 miliardë dollarë në një kampus të ri në Nju Jork tha kompania ditën e Hëne.

Kampusi prej 160 mijë metrash katrorë në Sheshin Hudson do të përmbajë tre ndërtesa. Në fillim të vitit kompania kishte blerë kompleksin Chelsea Market për 2.4 miliardë dollarë.

Google tha se kampusi i ri do të shërbejë si zyrë qendrore për operacionet globale të kompanisë

Lajmi vjen një javë pasi Apple tha se do të ndërtonte një kampus me vlerë 1 miliardë dollarë në Austin të Teksasit.

Amazon gjithashtu do të hap zyrat e reja në Nju Jork. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple iPhone 11 me një veçori emocionuese

Lajmet e fundit>