Biznes

Google investon 250 milionë $ për kurimin e kancerit dhe sëmundjes së Alzhaimerit

Publikuar , 05 Shtator 2014
0
Google investon 250 milionë $ për kurimin e kancerit dhe sëmundjes së Alzhaimerit

2b6e923e47e82a37a961cd3f772f2a74b3d18aa5Kompania Google shfaqet ambicioze edhe në fushën e mjekësisë. Së fundmi është duke lidhur një marrëveshje 500 milione dollarëshe me markën bioteknologjike farmaceutike AbbVie.

Kjo marrëveshje konsiston në zbulimin e mënyrave të reja për kurimin e kancerit apo sëmundje të tjera si Alzhaimer.

Kjo aleancë kërkon që Google dhe AbbVie të investojnë secila 250 milion dollarë në këtë projekt të përbashkët. Një shumë akoma më e madhe 1 miliardë dollarë pritet të jetë qëllimi i kësaj marrëveshje në një të ardhme të afërt. Të dyja kompanitë do të ndajnë së bashku të gjitha fitimet nga kjo sipërmarrje e përbashkët.

Calico një kompani e blerë nga Google vitin që shkoi, do të manaxhojë një skuadër shkencëtarësh të cilët do të punojnë në një laborator kërkimi dhe zhvillimi në San Françisko. Vendndodhja ekzakte dhe madhësia e këtij laboratori nuk dihen ende. AbbVie do të merret me marketingun e ilaçeve që do të prodhohen. Kjo kompani ka punuar dhe më parë për zbulimin e këtyre ilaçeve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bosi i Oracle zbulon sekretin, mik i afërt i Elon Musk dhe investitor kryesor në Tesla

Tags >

Google
Lajmet e fundit>