Harduer

Google jep 1.5 milionë dollarë për këdo që gjen probleme sigurie te telefonët Pixel

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Nëntor 2019
0
Google ka rritur shpërblimin për ata që zbulojnë probleme sigurie në smartfonët Android të kompanisë nga 200,000 dollarë në 1.5 milionë dollarë. Google jep 1.5 milionë dollarë për këdo që gjen probleme sigurie te telefonët Pixel

Google ka rritur shpërblimin për ata që zbulojnë probleme sigurie në smartfonët Android të kompanisë nga 200,000 dollarë në 1.5 milionë dollarë.

Çmimi i ri është për ata që zbulojnë probleme në çipin e sigurisë Titan M në telefonët Google Pixel.

Google ka paguar mëse 4 milionë dollarë nga hulumtuesit që prej 2015. Por ekspertët e sigurisë kanë dyshime nëse ky shpërblim do ti largojë njerëzit nga kriminelët.

Firma të tjera si Apple, Buzzfeed, Facebook dhe Samsung gjithashtu ofrojnë shpërblime.

Çipi Titan M në smartfonët Pixel është dizajnuar për të mbrojtur integritetin e sistemit operativ dhe për të ruajtur të dhëna biometrike të cilat përdoren për të shkyçur telefonin.

Për të fituar 1.5 milionë dollarët hulutmuesit duhet të gjejnë një mënyrë për ta kompromentuar mbi një pajisje e cila ka edicione specifike të Android ndërtuar posaçërisht për zhvilluesit.

Apple gjithashtu ka rritur në 1 milionë dollarë shpërblimin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tashmë mund të shikoni njoftimet e telefonit Android direkt në kompjuterin Windows 10

Lajmet e fundit>