Lajmet

Google+ jep lamtumirën 8 vite nga lançimi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Prill 2019
0
Një prej aspekteve të spikati në Google+ ishin foto. Ishte aq e lehtë të ngarkojë, të shpërndaje dhe ruaje fotot tuaja dhe produkti që atëherë ka evoluar në opsione editimi përmes inteligjencës artificiale. Google+ jep lamtumirën 8 vite nga lançimi

Është fundi i Google+. Tetë vite pas debutimit Google më në fund ka vendosur të braktisë rrjetin social. Ishte një platformë e dizajnuar për tu përballur me Facebook por pavarësisht përpjekjeve më të mira nuk arriti dot dhe mbetet gjithnjë në hije.

Nga dita e sotme nuk do të ketë më Google+, e as butona kyçjeje, as faqe, as komente. Llogaria juaj do të zhduket plotësisht.

Ishte vendim i vështirë për Google. Kur mbërriti në 2011, kompania kishte aspirata të mëdha me Google+. Vinte pas një numri produktesh të suksesshme të Google. Në 2013-ën kompania zhvilloi Hangouts, një funksion video komunikimi integruar në platformën e saj të komunikimi, një hapësirë që atë kohë dominohej nga Skype.

Një prej aspekteve të spikati në Google+ ishin foto. Ishte aq e lehtë të ngarkojë, të shpërndaje dhe ruaje fotot tuaja dhe produkti që atëherë ka evoluar në opsione editimi përmes inteligjencës artificiale.

Influenca e platformës shihet kudo. Fokusi i Google+ ishin komunitetet kohë përpara se Facebook të lançonte grupet, apo organizimi i kontakteve në rrethe kohë përpara se Instagram të sillte Close Friends.

Por asnjëra prej tyre nuk mjaftoi të ti jepte platformës shtysën që kishte nevojë. Vitin e kaluar 90% e vizitave të përdoruesve në llogaritë e tyre në Google+ nuk zgjasnin më shumë se 5 sekonda. Në Facebook kjo shifër është 20 minuta.

Goditja e fundit që mori rrjeti social ishte siguria. Përgjatë periudhës 2015-2018 ishin hakuar gjysmë milionë profile.

Në fund të 2018-ës, konkretisht në Dhjetor erdhi goditja e dytë ku një sulm kibernetik preku 52.5 milionë përdorues.

Sot Google+ do të vijojë të jetë për konsumatorët e G Suite me një pamje e funksione të reja për një afat të pacaktuar. Është padyshim një ditë e trishtë për Google. Në fund të fundit, influenca që rrjeti social ka pasur padyshim e bëjnë atë një produkt kilometra larg dështimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjermania thirrje për vendosjen e një takse globale për kompanitë teknologjike

Lajmet e fundit>