Lajmet

Google jep shifrën marramendëse të pajisjeve aktive Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Maj 2021
Lajmi është një sfidë për Apple që tha në fillim të këtij viti se janë mbi 1 miliardë iPhone aktivë në mbarë botën ose 1/3 e atyre Android. Google jep shifrën marramendëse të pajisjeve aktive Android

Ekzistojnë mbi 3 miliardë pajisje aktive Android në përdorim në mbarë botën. Këtë shifër Google e ndau në konferencën vjetore të zhvilluesve I/O.

Që nga viti i kaluar janë shtuar 500 milionë pajisje Android aktive dhe mbi 1 miliardë që prej 2017-ës. Statistika është marrë nga dyqani i aplikacioneve Play Store por nuk përfshihen informacione nga dyqane alternative që ka pafund në Kinë.

Kështu statika është shumë më e lartë sesa pretendon Google.

Lajmi është një sfidë për Apple që tha në fillim të këtij viti se janë mbi 1 miliardë iPhone aktivë në mbarë botën ose 1/3 e atyre Android.

Është një sinjal se dominimi më i madh i Apple është në SHBA dhe pak vende të botës. Pjesa tjetër flet e gjitha gjuhën e Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 14 ka një lajm të mirë dhe të keq