Blog

Google ka bllokuar 2.3 miliardë reklama të këqija në 2018-ën

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Mars 2019
0
E thënë ndryshe, Google ka fshirë 100 reklama të këqija në sekond në 2017-ën, më pak sesa 75 reklama të këqija për sekondë në 2018. Google ka bllokuar 2.3 miliardë reklama të këqija në 2018-ën

Është koha kur Google ndan me ne sesa “reklama të këqija” ka vrarë një vit më parë. Dhe me çdo vit që kalon numri rritet.

“Reklamat e këqija” janë përmbajtje që shkelin politikat e reklamimit të Google përmes mashtrimeve, phishing dhe maluerë.

Sot Google tha se kompania ka eliminuar 2.3 miliardë reklama të këqija në 2018, një rënie me 28% krahasuar me një vit më parë kur eliminoi 3.2 milionë reklama.

E thënë ndryshe, Google ka fshirë 100 reklama të këqija në sekondë në 2017-ën, më pak sesa 75 reklama të këqija për sekondë në 2018.

Gjithashtu vitin e kaluar ka bllokuar 1 milionë llogari reklamuesish dhe 734 mijë publikues dhe zhvillues aplikacionesh.

Por industria e reklamave sot është më në telashe se kurrë më parë. Shfletuesit si Safari, Firefox, Brave e madje edhe Google Chrome kanë filluar të integrojnë bllokues reklamash. Miliona prej nesh sot përdorim një të tillë.

Në 2018-ën kompania lançoi 31 politika për të bllokuar kategori të ndryshme reklamash. Gjigandi i motorit të kërkimit thotë se ka përdorur moderatorë njerëzorë dhe inteligjencë artificiale për të adresuar reklamat e këqija.

Google vetë vendos reklama në aplikacione dhe uebsajte përmes programit Adsense. Kompania thotë se afro 1.5 milionë aplikacione dhe 28 milionë faqe kishte shkelur politikat e përdorimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram teston pyetjet në histori

Tags >

Google
Lajmet e fundit>