Lajmet

Google ka ekspozuar video private të përdoruesve të Google Photos

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shkurt 2020
0
Google tha se ata që kanë përdorur këtë funksion mund të kenë marrë gabimisht video që nuk u përkasin. Google ka ekspozuar video private të përdoruesve të Google Photos

Google ka kërkuar falje për një problem në aplikacionin Google Photos i cili ka ekspozuar videot private të përdoruesve.

Problemi ka prekur Google Takeout, funksioni me të cilin përdoruesit e Google Photos mund të eksportojnë përmbajtjet në llogaritë e tyre dhe ka qenë prezent nga data 21 deri më 25 Nëntor 2019.

Google tha se ata që kanë përdorur këtë funksion mund të kenë marrë gabimisht video që nuk u përkasin.

Afro 100,000 përdorues janë prekur dhe vetëm përmbajtjet video, jo foto. Kompania ka tha se ka kryer një analizë të thellë të situatës dhe siguruar që nuk do të përsëritet më.

Google rekomandon që të dhënat e eksportuara të fshihen dhe të bëhet edhe një herë eksportimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  MacBook do të kalojnë një fazë të rëndësishme në Vjeshtë