Analiza

Google ka mbi 190 milion pajisje të aktivuara me Android

Publikuar , 15 Tetor 2011
0
Google ka mbi 190 milion pajisje të aktivuara me Android

Ai gjithashtu ka folur edhe paksa mbi versionin më të ri të Google Android OS, Android Ice Cream Sandwich, duke thënë se gjëra të reja do t’i presin përdoruesit me të ndërsa në anën tjetër ka theksuar se lansimi i tij do të bëhet javën e ardhshme, përkrahë edhe lansimit të Google Nexus Prime.

“Rritja e Android është e jashtëzakonshme. Mbi 190 milion pajisje janë aktivizuar deri më tani anembanë botës. Unë jam super i lumtur se së shpejti do të lansojmë edhe versionin e ri të Android të quajtur Ice Cream Sandwich. Nuk mund ta besoni se çfarë kemi arritur të bëjmë me këtë version”>

hera e fundit që kemi dëgjuar në lidhje me numrin e pajisjeve të aktivuara me Android ishte në muajin korrik, kur Google bëri të ditur se ka aktivuar gjithsejtë 130 milion pajisje, kështu që kjo nënkupton se tani kemi të bëjmë me një rritje prej 60 milion brena më pak se katër muajve, gjë që është diçka e jashtëzakonshme. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Mediat Serbe: Telekom Srbija synon të bëhet lider rajonal me blerjen e Telekom Albania

Lajmet e fundit>