Siguri

Google ka menduar se trafiku nga Michael Jackson ka qenë një sulm

Publikuar , 08 Korrik 2009
0
Google ka menduar se trafiku nga Michael Jackson ka qenë një sulm

Kërkimet mes 2:45 dhe 3:15 pas dite ishin kthyer me “We’re sorry, but your query looks similar to automated requests from a comptuer virus or spyware application. To protect our users, we can’t process your request right now).

Mesazhi zgjati përafërsisht 25 minuta gjatë ditës së enjte, kohëzgjatje e mjaftueshme për Google që të konfirmohej ajo çfarë realisht po ndodhte. Gjiganti kërkues bëri të ditur se sasia e trafikut që ka parë mbi këtë temë ishte e paparashikuar, pasi që me miliona anembanë botës kanë kërkuar për informacione të sakta, faktikisht që të gjithë e kanë bërë këtë në të njëjtën kohë.

Yahoo gjithashtu ka konfirmuar se ka pasur një rekord të të gjitha kohërave për vizitorë unik me mbi 16.4 milion përcjellës të kësaj ngjarjeje. Kjo largon rekordin e mëhershëm që është mbajtur nga dita e zgjedhjes së Obama-s, me një pjesëmarrje prej 15.1 milion vizita unike.

Simpatia online ishte e jashtëzakonshme dhe është e sigurt që kësaj radhe Google ka mësuar leksionin ashtu si duhet.

LEXO EDHE:  Një problem i Internet Explorer është aq kritik saqë mund sulmoheni pa e përdorur fare

Lajmet e fundit>