Lajmet

Google ka një projekt misterioz për video lojërat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2019
0
Qëllimi i Google është të krijojë një shërbim “streaming” i cili ofron lojërat më popullore në disa pajisje përfshirë Chromecast apo pajisje të dedikuara. Google ka një projekt misterioz për video lojërat

Google zakonisht nuk është prej atyre që bëhet pjesë e eventeve të mëdha të video lojërave por këtë vit do të jetë ndryshe.

Kompania ka planifikuar të zbulojë një projekt misterioz lojërash në Konferencën e Zhvilluesve të Lojërave më 19 Mars.

Google nuk dha detaje por prej kohësh spekulohet se kompania do të lançojë një shërbim abonimi për transmetimin e lojërave quajtur Projekti Stream.

Qëllimi i Google është të krijojë një shërbim “streaming” i cili ofron lojërat më popullore në disa pajisje përfshirë Chromecast apo pajisje të dedikuara.

Kështu përdoruesit mund të luajnë lojëra nga shfletuesit e tyre. Assassin’s Creed Odyssey ishte e para dhe loja e vetme e testuar në shërbimin e Google.

Testimet publike kanë përfunduar muajin e kaluar dhe mbase ka ardhur koha të detajojë planet.

Pjesëmarrja e Google në GDC është që të inkurajojë zhvilluesit të bëhen pjesë e shërbimit dhe të përshtatin titujt e tyre.

Google do të përballet me konkurrencën e Sony, Nvidia, Microsoft e madje edhe Amazon. Microsoft ka planifikuar shërbimin xCloud, ndërsa Amazon gjithashtu po përgatit një shërbim të ngjashëm.

Nvidia dhe Sony tashmë janë pjesë e këtij segmenti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube ndryshime të reja në sistemin e mbrojtjes dhe deklarimit të të drejtave të autorit

Tags >

Google
Lajmet e fundit>