Lajmet

Google ka një strategji për tu ndihmuar të zbuloni vende interesante në Maps

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Nëntor 2019
0
Firma e motorit të kërkimit online zbuloi një funksion të ri me të cilin mund të ndiqni Guidat Lokale më aktive për të parë se ku kanë qenë më së shumti dhe çfarë rekomandojnë. Google ka një strategji për tu ndihmuar të zbuloni vende interesante në Maps

Google ka një strategji të re për tju ndihmuar të zbulon restorante të reja, dhe këtë do ta bëjë përmes disa prej kontributorëve më aktivë në platformë.

Firma e motorit të kërkimit online zbuloi një funksion të ri me të cilin mund të ndiqni Guidat Lokale më aktive për të parë se ku kanë qenë më së shumti dhe çfarë rekomandojnë.

Duke klikuar “Follow” mund të shikoni rekomandimet e tyre në tabin “For You” dhe në pamjen e hartës.

Testimet do të fillojnë së shpejti për nëntë qytete në mbarë botën si Bangkok, Delhi, Londër, Mexico City, Nju Jork, Osoaka, San Francisco, Sao Paolo dhe Tokio.

Mbase mund të provojë më e dobishme të ndiqni një yll abstrakt të Google Maps sesa një guidë lokale që mund të jetë veteran në detyrë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më 30 Qershor hyn në fuqi shfletimi i vërtetë privat i Chrome

Lajmet e fundit>