Lajmet

Google ka planifikuar një ndryshim madhor në Chrome

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Gusht 2020
0
Për të mbrojtur plotësisht privatësinë tuaj duhet të përdorni një VPN i cili ridrejton të dhënat në një server tjetër duke përdorur lidhje të enkriptuar. Google ka planifikuar një ndryshim madhor në Chrome

Google ka planifikuar një ndryshim madhor për Chrome në Windows duke prezantuar një shkurtesë të re desktopi që do të hapë shfletuesin direkt në Incognito Mode.

Aktualisht për të shfletuar në këtë modalitet duhet ose të klikoni butonin e menusë dhe më pas opsionin “New Incognito Windows” ose të shtypni Ctrl+Shift+N në tastierë.

Shkurtesa do tu kursejë kohë të vyer çdo ditë.

Incognito Mode është i rëndësishëm në një kohë kur shqetësime rreth gjurmimit online po shtohen. Megjithatë përdorimi i tij nuk do të thotë se aktiviteti juaj online është plotësisht privat. Thjeshtë uebsajti nuk do të ruajë faqet që keni vizituar dhe termat që keni kërkuar.

Për të mbrojtur plotësisht privatësinë tuaj duhet të përdorni një VPN i cili ridrejton të dhënat në një server tjetër duke përdorur lidhje të enkriptuar.

Funksioni i Chrome ende nuk është i disponueshëm por ata që duan ta testojnë duhet të shkojnë në chrome://flags. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google nën shënjestrën e kritikëve për një foto të Winston Churchill