Siguri

Google ka spiunuar secilin rrjet WiFi në Britani

Publikuar , 30 Maj 2010
0
Google ka spiunuar secilin rrjet WiFi në Britani

Çdo router WiFi (pajisje që lidh shumicën e kompjuterëve të pronarëve në internet), në çdo shtëpi është futur në një databazë të Google.

Informatat janë mbledhur nga radio ajrorët në automjetet e Street View, të cilët tani kanë fotografuar pothuajse çdo shtëpi në këtë shtet.

Të dhënat më pas përdoren në Google Maps për aplikacione mobile për të gjetur celularë si iPhone apo HTC në mënyrë që përdoruesit të qasen në informata relevante me zona si restorante, kinema, teatro, dyqane dhe hotele.

Projekti ka mbetur sekret derisa gjatë këtij muaji Gjermanët e detyruan kompaninë Google që të pranojë se “gabimisht “ ka shkarkuar e-mail dhe të dhëna tjera nga rrjete të pasigurta wireless, kur ato nuk kanë qenë të mbrojtura me fjalëkalim.

Google ka theksuar se kompanitë tjera veçse kanë përcjellë rrjetet wireless, dhe një prej kompanive që këtë punë e ka bërë me të madhe është Skyhook Wireless që ka një kontratë me Apple.

Google ka thënë se informatat, që listojnë rrjetet adresave MAC dhe numrat SSID, janë në oferta publike për shkak se sinjalet e tyre shtrihen përtej pronës në të cilën ato ndohen.

Tani për tani Google ka anuluar veprimtarinë e automjeteve të Street View anembanë botës, por puna e tyre në Britani veçse ka përfunduar. Ata kanë bërë të ditur se nuk kanë njoftuar autoritetet e mbrojtjes sepse “nuk e kanë menduar si të nevojshme” por kanë shtuar se”Është e qartë se me më shumë transparencë gjërat do të ishin më mirë.

LEXO EDHE:  Samiti Trump-Kim nuk ndalon sulmet e hakerëve Koreano-Verior ndaj Perëndimit

Lajmet e fundit>