Lajmet

Google ka vendosur të skanojë vazhdimisht smartfonët Android për maluere

Publikuar , 11 Prill 2014
0
Google ka vendosur të skanojë vazhdimisht smartfonët Android për maluere

android-robot-google-signGoogle ka vendosur të ndërmarrë një masë të rëndësishme për t’u siguruar që aplikacionet Android funksionojnë ashtu si duhet. Bëhet fjalë për përmirësimin e sistemit të sigurisë së aplikacioneve Verify, i cili do të kryejë skanime të vazhdueshme të aplikacioneve të instaluara në pajisjen e përdoruesit për të kontrolluar nëse janë të dëmshëm ose jo.

Para se të aplikohej ky përditësim, Verify skanonte aplikacionet për maluere vetëm në momentin e shkarkimit të tyre, por kjo nuk mjaftonte për parandalimin e sjelljes së dëmshme të tyre pas instalimit.

Për shembull, së fundmi janë zbuluar në Google Play Store disa aplikacione legjitime që përdoreshin në mënyrë të fshehtë për të vjedhur BitCoin ose valuta të tjera dixhitale pa dijeninë e përdoruesit. Tashmë shpresohet që në vazhdim Verify të ketë mundësi të identifikojë veprimet e paautorizuara dhe t’i parandalojë ato duke kursyer kështu memorien e smartfonit dhe jetëgjatësinë e baterisë.

Google ka theksuar se rreziku i infektimit të smartfonit tuaj Android me maluer është shumë i vogël, megjithatë kompania është e përkushtuar për të ofruar ndaj përdoruesve metodat më cilësore të mbrojtjes. Këto skanime të vazhdueshme do të jenë të disponueshme për smartfonët me sistem Android 2.3 Gingerbread ose versionet e tjera pas tij. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Austria miraton ligjin që vret anonimitetin online

Lajmet e fundit>