Analiza

Google kërkon falje që sheshi gjerman në Maps kishte marrë emrin Adolf Hitler

Publikuar , 11 Janar 2014
0
Google kërkon falje që sheshi gjerman në Maps kishte marrë emrin Adolf Hitler

ShowImageGoogle ka kërkuar falje gjatë të premtes, pasi aplikacioni Maps në formë misterioze kishte ri-emëruar një shesh të popullarizuar në Berlin me emrin Adolf Hitler, emërtim i cili ishte përdorur gjatë kohës së nazistëve të Gjermanisë, raporton AFP.

Zëdhënësja e Google, Lena Wagner, thotë që lokacioni, që për momentin është i emëruar “Theodor-Heuss-Platz”, sipas emrit të presidentit të parë gjerman pas Luftës së Dytë Botërore, duke u ri-emëruar për disa orë, përpara se të largohet.

Sidoqoftë, ndryshimi arriti të përfshihet në mediat sociale, duke e nxitur kompaninë Google për ta bërë menjëherë ndryshimin.

“Ne ishim të vetëdijshëm për një emër të pavërtetë ose jo të duhur të rrugës në Google Maps dhe e përmirësuam atë menjëherë,” tha zëdhënësja e Google, Lena Wagner. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  30 shkurtesa për një shfletim më të shpejtë në Google Chrome

Lajmet e fundit>