Lajmet

Google kërkon përditësim urgjent të shfletuesit Chrome

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shtator 2021
Në një postim në blog Google zbuloi pesë probleme sigurie që janë zbuluar në Chrome dhe prekin të gjithë përdoruesi në Windows, macOS dhe Linux. Google kërkon përditësim urgjent të shfletuesit Chrome

Google Chrome ka mbi 2 miliardë përdorues në mbarë botën, dhe jo vetëm që dominon tregun e shfletuesve, por kodi burimor i Chromium përdoret në disa alternativa të tjera.

Si rezultat Chrome është objektivi numër një i hakerëve dhe Google tashmë ka përgatitur përditësimin e pestë urgjent në dy muajt e fundit.

Në një postim në blog Google zbuloi pesë probleme sigurie që janë zbuluar në Chrome dhe prekin të gjithë përdoruesi në Windows, macOS dhe Linux.

Si një praktikë standard, Google jep shumë pak informacion rreth problemeve të sigurisë. Qëllimi është shmangia e përhapjes së mëtejshme të problemeve të sigurisë dhe blerë kohë për tu mbrojtur.

Për tu mbrojtur nga kërcënimet e fundit të sigurisë përdoruesit duhet të shkojnë në Settings > Help > About Google Chrome.

Nëse keni të instaluar versionin 93.0.4577.63 atëherë jeni të sigurtë, e nëse jo duhet të përditësoni dhe ristartoni sa më parë shfletuesin. Google është një prej kompanive e cila reagon me shpejtësi sa i takon problemeve të sigurisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google mbyll shërbimin për të cilin mund të mos keni dëgjuar kurrë