Harduer

Google konfirmon variantet buxhetore të Pixel 3 dhe 3 XL

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Prill 2019
0
Për herë të dytë në dy javë Google konfirmoi vetë ekzistencën e një produkti të ri, është fjala për një smartfon buxhetor të flagshipëve Pixel 3. Google konfirmon variantet buxhetore të Pixel 3 dhe 3 XL

Për herë të dytë në dy javë Google konfirmoi vetë ekzistencën e një produkti të ri, është fjala për një smartfon buxhetor të flagshipëve Pixel 3.

Telefoni do të quhet “Pixel 3a” sipas vetë uebsajtit të dyqanit online të Google.

Ndërsa Google tashmë ky mbyllur faqen që tregon telefonin e ri, dëmi është shkaktuar tashmë. Megjithatë praktikisht i vetmi detaj është emri ndërsa të dhënat e tjera rreth telefonit mungojnë.

Sipas spekulimeve telefoni pritet të vijë në dy variante me ekran 1080p 5.6-inç dhe 6.0-inç, procesor Snapdragon 670, 12-megapiksel kamër të pasme dhe mundësisht një portë kufjesh 3.5mm.

Pixel 3a dhe 3a XL nuk janë gjë tjetër vetëm se Pixel 3 dhe 3 XL por me harduer më pak të fuqishëm. Kështu do të na duhet të presim deri në Tetor të këtij viti nëse keni pritur telefonë të rinj nga Google në mesin e vitit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjendet i vdekur në banesën e tij bashkëthemeluesi i HQ Trivia dhe Vine

Lajmet e fundit>