Lajmet

Google konsideron lançimin e abonimeve për grupe aplikacionesh me pagesë në Play Store

Publikuar , 29 Tetor 2018
0
Sipas tyre Google ka në plan të ofrojë aplikacione me vlerë qindra dollarë në formë abonimi mujor. Google konsideron lançimin e abonimeve për grupe aplikacionesh me pagesë në Play Store

Njerëzit janë pak të prirur për blerë aplikacione mobile, por Google ka përgatitur një zgjidhje të këtij problemi nëse mund ta konsiderojmë të tillë: duke i vendosur disa aplikacione në pako.

Dy anëtarë të XDA kanë zbuluar referenca të një abonimi aplikacionesh “Play Pass” në kodin e Google Opinion Rewards.

Sipas tyre Google ka në plan të ofrojë aplikacione me vlerë qindra dollarë në formë abonimi mujor.

Megjithatë mbetet i paqartë fati e debutimi i Play Pass.

Por është një fakt se Google Play gjeneron shumë më pak të ardhura sesa App Store.

Tentativa për të ofruar aplikacionet në formë abonimi mund të shihet si përpjekje për të mbyllur hendekun e të ardhurave mes dy dyqaneve të aplikacioneve.

Si do të përzgjidhen aplikacionet? Dhe a do të favorizojë aplikacionet e saj në kurriz të rivalëve? Këto pyetje do të marrin përgjigje vetëm pasi shërbimi të ketë mbërritur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Testoni njohuritë tuaja për trendet e 2018-ës me kuizin e Google

Lajmet e fundit>