Lajmet

Google kundër aplikacioneve të cilat shesin drogë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Maj 2019
0
Ndryshimi i politikave nuk përbën surprizë sepse Google ka aplikuar ndalime të ngjashme edhe për aplikacionet e shitjes së duhanit. Google është përpjekur të krijojë një imazh miqësore për Play Store së fundi. Google kundër aplikacioneve të cilat shesin drogë

Google përditësoi ditën e sotme politikat e Play Store për të ndaluar aplikacionet të cilat shesin apo ndihmojnë në shitje e marijuanës edhe në vende ku droga është e lejuar.

Aplikacionet të cilat kanë opsione për shitjen e drogës rrezikohen të hiqen nga Play Store në 30 ditët e ardhshme.

Politika e re në mënyrë eksplicite nuk lejon në Play Store aplikacione që shesin produkte të marijuanës. Aplikacionet si Weedmaps apo Eaze duhet të ndryshojnë shërbimin ose të përballen me bllokime.

Ndryshimi i politikave nuk përbën surprizë sepse Google ka aplikuar ndalime të ngjashme edhe për aplikacionet e shitjes së duhanit. Google është përpjekur të krijojë një imazh miqësore për Play Store së fundi.

Sigurisht kompania nuk është e vetme që ka aplikuar politika të tilla. Shumë banka refuzojnë të përpunojnë pagesat e distributorëve të drogërave nga frika se mund të shkelin ligjet federale të cilat ende e konsiderojnë shitjen e drogës të jashtëligjshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google një plan për të shndërruar aplikacionin e mesazheve të Android në një rival të Instagram dhe Snapchat

Lajmet e fundit>