Lajmet

Google lançon abonimet për katalogje aplikacionesh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shtator 2019
0
Në Gusht Google tha se ishte në fazat finale të testimit të shërbimit të abonimit për aplikacionet Android quajtur Play Pass, ekuivalenti i Apple Arcade. Google lançon abonimet për katalogje aplikacionesh

Shërbimet e abonimit kanë zënë botën në befasi në muajt e fundit. Ato ja nisën me muzikën dhe filmat dhe tashmë po vinë edhe për lojërat dhe aplikacionet.

Në Gusht Google tha se ishte në fazat finale të testimit të shërbimit të abonimit për aplikacionet Android quajtur Play Pass, ekuivalenti i Apple Arcade.

Sot shërbimi i Google debutoi zyrtarisht por do të jetë i disponueshëm fillimisht vetëm në SHBA. Për 4.99 dollarë në muaj Play Pass ofron akses të pakufizuar në një katalog lojërash dhe aplikacionesh si Stardew Valley dhe Risk apo Facetune dhe AccuWeather pa qenë nevoja të paguani individualisht për secilin.

Gjithashtu kompania do të ofrojë abonimin për 1.99 dollarë në muaj për të parët që e blejnë për 12 muaj.

Sipas Google numri i aplikacioneve dhe lojërave në koleksionin Play Pass është me qindra. Do të ofrohet një tab Play Pass në Play Store për të gjetur aplikacionet që janë pjesë e katalogut.

Madje është një opsion për familjet i cili ndan një abonim Play Pass në mesin e 5 anëtarëve të një familjeje. Përpara se të blihet shërbimi do të jetë 10 ditë falas për tu përdorur. Së shpejti do të debutojë edhe në vende të tjera të botës jashtë Shteteve të Bashkuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google do të pyesë përdoruesit Evropianë për shfletuesin e preferuar

Lajmet e fundit>