Lajmet

Google lançon Chrome OS 69 me dizajnin e ri material dhe mbështetjen e Linux

Sep 19 2018
0 Shpërndarje
Ridizenjimi gjithashtu jep disa karakteristika të reja , si info e kërkimit të menjëhershëm në shiritin e adresave omnibox për motin, sporte etj. Google lançon Chrome OS 69 me dizajnin e ri material dhe mbështetjen e Linux

Përditësimi i madh i Chrome nga Google që arriti në desktop dhe celular më parë këtë muaj po vjen në Chromebook sot me lëshimin e versionit Chrome OS 69.

Ndryshimi i vërtetë i dukshëm është rifreskimi i dizajnit material të vetë Chrome, i cili sjell skeda të rrumbullakëta dhe disa elemente estetike të reja.

Ridizenjimi gjithashtu jep disa karakteristika të reja, si info e kërkimit të menjëhershëm në shiritin e adresave omnibox për motin, sporte etj.

TË NGJASHME >

Për përdoruesit e Chrome OS, versioni 69 gjithashtu sjell mbështetjen e Linux dhe në kanalin e qëndrueshëm të Google.

Në këtë mënyrë, një zhvillues mund të përdorë aplikacione dhe mjete të Linux brenda një dritareje të terminalit, me qëllim që të ndihmojnë krijuesit e aplikacioneve të kodojnë programet Android në një Chromebook.

Veç kësaj, ky version i Chrome OS ka Night Light, i cili është versioni i Google i f.lux dhe Apple Night Shift.

Night Light rrit ngrohtësinë e ngjyrave dhe ju lejon të menaxhoni konfigurimet e ekranit. Një tjetër veçori është shtimi i butonit të mikrofonit në shiritin e statusit të Chrome OS, kështu që qasja në diktimin e zërit është më e lehtë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>