Lajmet

Google lançon funksionin e videothirrjeve në grup

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Prill 2019
0
Ekrani i videothirrjes do të ndahet në numrin e pjesëmarrësve që duan ti bashkohen ndërsa numri maksimal është katër bashkëbisedues. Google lançon funksionin e videothirrjeve në grup

Google ka testuar prej kohësh funksionin e thirrjeve në grup në Duo në muajt e fundit dhe tashmë është live.

Funksioni mund të aksesohet duke klikuar butonin “Create group” nën fushën e kërkimit. Grupet ekzistuese do të listohen mposhtë dhe mund të ruhen me një emër për akses të shpejtë.

Pasi të klikojnë butonin “Create Group” në Duo përdoruesit mund të përzgjedhin deri në tre kontakte dhe më pas tu kërkohet të konfirmojnë nisjen e telefonatës.

Ekrani i videothirrjes do të ndahet në numrin e pjesëmarrësve që duan ti bashkohen ndërsa numri maksimal është katër bashkëbisedues.

Por numri i tyre pritet të zgjerohet deri në tetë gjatë një thirrjeje. Aplikacioni Duo shihet si zëvendësuesi i Hangouts.

Duo ka kaluar nëpër disa ndryshime si funksioni Data Saver dhe ekrani kryesor i ridizajnuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në Korrik Google Chrome vjen me opsionin e shumë kërkuar

Tags >

DuoGoogle
Lajmet e fundit>